Ballina Aktuale Parku i Çairit pasurohet me dy tabela moderne të shahut

Parku i Çairit pasurohet me dy tabela moderne të shahut

Dy tabela moderne të shahut u vendosën në Parkun e Çairit, në kuadër të Projektit të USAID për Integrim Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, që u realizua në bashkëpunim të Komunës së Çairit, Qendrës Maqedonase për Edukim Qytetar dhe Forumit Rinor Arsimor.

Marketing

Kreu i komunës së Çairit Visar Ganiu, përmes një publikimi njofton se në këtë aktivitetet ishin të kyçura edhe shkollat fillore komunale “Imri Elezi”, “Hasan Prishtina”, “Jashar Bej Shkupi”.

E mbi 40 nxënës të Çairit përmes bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shoqërimit me njëri tjetrin mësuan për shahun, realizuan lojëra zbavitëse, por edhe aktivitete për ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e mjedisit jetësor.

Exit mobile version