Parlamenti britanik do të rihapë dyert në 21 prill për të kryer detyrat e tij kushtetuese pavarësisht emergjencës së koronavirusit, bëri të ditur një zëdhënës i dhomës së Komunave, Jacob Rees-Mog.
“Në këtë krizë të paparë, janë studiuar dhe zbatuar zgjidhje të ndryshme teknologjike, të cilat do t’i dorëzohen Kryetarit, qeverisë dhe partive të tjera”, shpjegoi ai duke nënvizuar se “është e rëndësishme të gjesh një zgjidhje që nuk përjashton asnjë anëtar të parlamentit”.