Parlamenti Europian miraton Rezolutën për Raportin e Progresit të Kosovës

Parlamenti Europian ka votuar sot pro Raportit të Progresit të Kosovës për vitin 2018-të.

Marketing

Me shumicë dërrmuese prej 393 votash për, 139 vota kundër dhe 71 abstenime, deputetët e parlamentit mirëpritën legjislacionin e miratuar në agjendën europiane të reformave, njofton Klan Kosova.

Por krahas mbështetjes, ata kanë shprehur shqetësim për mungesën e konsensusit ndërpartiak dhe polarizimin e vazhdueshëm politik në Kosovë, i cili vazhdon të ndikojë negativisht në rrugën e reformës së qëndrueshme.

Për ta sjellë Kosovën më afër BE-së, liberalizimi i vizave është jetik pa vonesa të tepruara, thuhet në kumtesën e parlamentit.

Deputetët e Parlamentit Europian mirëpresin që Komisioni Europian ka konfirmuar se standartet e liberalizimit të vizave janë përmbushur dhe kërkon që regjimi i lirë i vizave t’i jepet Kosovës nga Bashkimi Europian.

Kjo vjen megjithë shqetësimet kritike rreth sistemit gjyqësor të nën-financuar të Kosovës, korrupsionit të përhapur, elementeve të kapjes së shtetit dhe ndikimit të panevojshëm politik dhe procesit të duhur, të cilat të gjitha duhet të adresohen përtej progresit të arritur në plotësimin e kërkesave për liberalizimin e vizave.

Rezoluta merr parasysh që pesë shtete anëtare të BE nuk e kanë njohur ende Kosovën dhe i fton ata ta bëjnë këtë, pasi kjo do të lehtësonte marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë fqinje, njofton Klan Kosova.

Marketing