Partia e Shqiprim Arifit fituese e zgjedhjeve në Preshevë

Alternativa për Ndryshim (APN) e udhëhequr nga Shqiprim Arifi ka fituar zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës.

Marketing

Sipas rezultateve të para preliminare dhe ende që po vijojnë të përpunohen, APN ka fituar 4205 vota, duke pasur një diferencë të theksuar ndaj partive të tjera, përcjell INA.

E dyta është radhitur Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e Ragmi Mustafës me 2792 vota.

Në vendin e tretë është Partia për Veprim Demokratik (PVD) e udhëhequr nga Ardita Sinani me 2093 vota.

Në vendin e katërt është radhitur LR-PDSH e Sami Salihut me 1500 vota, dhe si subjekt i pestë është Lista Serbe me 993, e cila për herë të parë siguron një numër të madh të votave, për shkak të unifikimit të të gjitha partive serbe.

Dy partitë UDSH dhe ADSH kanë pësuar humbje të thellë në këto zgjedhje duke siguruar njëra 198 dhe tjetra 180 vota.

Me këtë rezultat APN pritet sërish do të drejtoj komunën me kryetarin e deritanishëm Shqiprim Arifi, por duke siguruar koalicionin me njërën nga katër partitë që kanë fituar numrin e konsiderueshëm të votave.

Marketing