Në dy vjetorin e dhunës në Kuvend, partitë në mënyra të ndryshme e përkujtuan 27 prillin e përgjakshëm. Kryeministri Zaev tha se kjo datë duhet të shihet si një alarm kundër politikave destruktive dhe politikave për qëllime personale që janë bërë në të kaluarën. Zaev tha se kjo datë duhet të bëj politikanët të thirren në përgjegjësi të cilën e mbuluan me gjak po atë natë.
Data e sotme, 21 prilli është alarm ndaj të cilit shpien politikat e ndarjes dhe politikat për mbajtjen e llogarisë vetëm për interesa personal. Në këtë ditë e shpëtuam vendin nga politikat e dëmshme dhe politikat lakmuese për pushtet. Në këtë ditë në shtëpinë e qytetarëve e mbrojtëm demokracinë. 27 prilli na kujton detyrën tonë që asnjëherë më të mos lejojmë që të na përsëritet shkelja e të drejtave të njeriut dhe lirisë. 27 prilli na kujton përgjegjësinë tonë të mbuluar me gjak me qëllim që të ndalet e keqja – tha Zoran Zaev, kryeministër.
Dhunën në Kuvend e përkujtuan edhe Aleanca për Shqiptarët, lideri i të cilëve e pësoi më së keqi atë natë, por ndryshe nga kryeministri, ata kërkuan të mbahen premtimet e dhëna.
“Guri që u vendos nga Aleanca për Shqiptarët në hyrje të Kuvendit, para një viti, në shenj të përkujtimit të dhunës në Kuvend, për rastin e 27 prillit, u largua nga shërbimet e Kuvendit. Ndërkaq sot, guri u vendos përsëri në hyrje të Kuvendit. Nga Aleanca për Shqiptarët pyesin kreun e Kuvendit, Talat Xhaferin se përse është larguar guri dhe pse vendoset vetëm në ditën përkujtimore të 27 prillit”.
Ai gurë dhe kjo ditë shënojnë ditën e mbrojtës së demokracisë dhe të vlerave demokratike, shënon ditën historike të kthimit të këtij vendi ka NATO dhe BE-ja. Mirë po ajo ditë simbolizon edhe ikjen e Ali Ahmetit për arsye se në ditët kur vendosej për ardhmërinë e shtetit ai nuk ishte aty. Prandaj pyetja e radhës për Talat Xhaferin është: A mos ndoshta simboli i ikjes së Ali Ahmetit pamundësoi simbolin e vendosjes së gurit në hyrje të këtij Kuvendi ashtu siç kishte premtuar? – u shpreh Bujare Abazi, nënkryetare e ASH-së.
Nga Aleanca për Shqiptarët thanë se drejtësia për këtë rast u tregua selektive. Është e padrejtë sipas Aleancës që fajtorët të shëtisin lirshëm ndërsa ai që shpëtoi Ziadin Selën të dënohet me burg.
Deputeti i LSDM-së Kostadinov tha se nuk kanë sjell ligj për amnisti dhe se në asnjë rast, nuk kanë ndikuar në sistemin e drejtësisë.
Ne nuk votuam amnisti. Ne sjellim ligj me të cilin i japim mundësi gjykatës, si pushtet i pavarur gjyqësor, në pajtim me ligjin të vlerësoj se kush nga ata që kanë hyrë në Parlament janë organizator, kush janë porositësit dhe kush janë ekzekutuesit e urdhrave. Sipas atij ligji, dhe sipas një procedure transparente gjyqësore veç më është vërtetuar fajësia dhe ka verdikte për disa nga aktorët e ngjarjeve të 27 prillit. Të mos u shkaktojmë dilema qytetarëve, parlamenti dhe kjo qeveri nuk ka amnistuar askënd – tha Kostadin Kostadinov, zëdhënës dhe deputet i LSDM-së.
15 persona shfrytëzuan ligjin për amnisti në mesin e të cilëve 8 deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja. Prokurorja për ndjekjen e krimit të organizuar, Villma Ruskoska paralajmëroi se aktakuza për organizatorët e hyrjes në Kuvend do të ketë deri nga fundi i muajit maj.