Ballina Aktuale “Party” në Vollkovë të Shkupit, policia gjen drogë dhe arreston 29 persona

“Party” në Vollkovë të Shkupit, policia gjen drogë dhe arreston 29 persona

Pas informacioneve paraprake si dhe me leje të Prokurorisë Publike, policia mbrëmjen e djeshme ka kryer kontrolle në një vikend-shtëpizë në Vollkovë të Shkupit.

Marketing

Policia rreth orës 23:20 ka ndërprerë festën, pas kontrolleve ka arrestuar pronarin e shtëpizës B.K. (24) si dhe 28 persona tjerë, në mesin e të cilëve edhe një Di xhej (DJ) 35-vjeçar nga Shkupi, transmeton Alsat.

Të arrestuarit do të përgjigjen për shkeljen e nenit 206 të Kodit Penal, respektivisht mosrespektim i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.

Përveç kësaj, policia gjatë kontrollit ka gjetur materie pluhur tek 35-vjeçari nga Shkupi, që dyshohet të jetë substancë narkotike.

MPB informon se pas dokumentimit të rastit kundër personave në fjalë do të parashtrohet padi konkrete.

Exit mobile version