Pas 14 ditësh, 114 persona lëshuan karantinën në banjat e Dibrës

Pas plot 14 ditësh qëndrim në banjat e Dibrës Capa, personat që defakto u ngujuan në kapacitete hotelerike, por edhe në qytetin e Dibrës, sot lëshuan hotelin pas realizimit të testit për shëndetin e tyre. Në këtë hotel ishin të ngujuar 114 persona nga qytete të vendit tonë ashtu edhe nga shtetet të tjera – nga Kosova, Serbia, Bullgaria, Shqipëria, Suedia dhe shtete të tjera, shkruan gazeta KOHA.

Marketing

Gjatë dy javëve qëndrim në këto banja, ata u përshëndetën me investitorin Mexhit Capa, i cili ju uroi që të shkojnë mirë e shëndoshë pranë familjeve të tyre. Capa tha se kjo situatë me koronavirusin jo vetëm që na izoloi, por tërësisht paralizoi punën tonë. “Muaji mars dhe prill është piku i turizmit në këto banja, andaj dëmet janë të mëdha. Njëherësh, izolimi që ju bë Dibër drejtpërdrejt ndikoi edhe në punën e kapaciteve hotelierike”, tha Capa, ndërsa shtoi se pas largimit të personave që kishin mbetur të izoluar, hoteleve që nga dita e nesërme ju vihet çelësi.

Ai kërkoi nga Qeveria që edhe kjo kompani banjare të dëmshpërblehet pasi, siç u shpreh ai, dëmet janë të mëdha. “Në pyetje do të vjen edhe largimi i punëtorëve. Këtu janë të punësuar 250 punonjës, që do të thotë se ushqehen 250 familje nga kjo kompani. Nuk është e arsyeshme që të na anashkalojë Qeveria, në të kundërtën do të marrim masa përkatëse”, shtoi Capa. (Vjollca SADIKU, Dibër / koha.mk)

Marketing