Ministri i Shëndetësisë i Brazilit, Nelson Teich, ka dhënë dorëheqje pas më pak se një muaji në këtë detyrë.
Teich kishte kritikuar një dekret të lëshuar nga presidenti Jair Bolsonaro, për të lejuar rihapjen palestrave dhe të salloneve të bukurisë.
Paraardhësi i tij është shkarkuar po ashtu për shkak të mosmarrëveshjeve me Bolsonaron.
Bolsonaro vazhdon t’i kundërshtojë masat e izolimit për shkak të koronavirusit.
Brazili ka mbi 200,000 njerëz të infektuar me koronavirus dhe mbi 14,000 viktima.