Ballina Aktuale Pas 65 viteve mbyllet tregu i bagëtive

Pas 65 viteve mbyllet tregu i bagëtive

“Çfarë të punojmë? Ku të punojmë? Nuk kemi me çka, lopë, qumësht, mjel qengj apo dhi. Çka të bëjmë? Të shkoj të kërkojë lëmosh në rrugë? Dikush ka fëmijë dhe nipër… por kjo është. Aq sa kemi, kaq. Nuk e di çka të të them. Unë dua të ketë për të gjithë”, u shpreh Jovica Jovanovski.
Pas 65 vjetëve po mbyllet tregu i bagëtive në Trubarevë të Shkupit.

Marketing

Tregtarët erdhën për t’i shitur bagëtitë, e tek dera u përballën me këto pamje.

Nuk i dinë arsyen pse nuk po i lejojnë të hynë brenda, por shitësit pazarin e vazhduan jashtë në trotuare dhe në hapësirat aty afër.

“Ne kemi mbet jashtë dhe nuk kemi asnjë njoftim se përse është mbyll pazari i bagëtive. Nuk na ka njoftuar askush. Këta manipulojnë thonë se i kanë dënuar pazarin dhe për këtë shkak e kanë mbyllë pazarin”, tha shitësi.

Disa prej shitësve u shprehën optimistë se tregu do të hapet.
“Pazarin po thonë se e kanë shitë, ashtu deri sa ta drejtojnë punën e tyre, po sigurisht do të hapet deri sa ta rregullojnë punën”, u shpreh shitësi.

Shitësit thanë se nëse tregu nuk do të hapet deri të martën, ata serish do të dalin në protesta dhe do të bllokojnë rrugën. TV21 kontaktoi me ndërmarrjen e tregut të Shkupit, por nga atje nuk na dhanë përgjigje se përse është mbyllur Tregu i bagëtive. Përveç tregut të Shkupit kontaktuam edhe me Agjencinë për veterinari dhe ushqim, por edhe nga atje nuk deshën të komentojnë për mbylljen e pazarit të bagëtive.

Marketing
Exit mobile version