Pas aktivizimit të alarmit, forca të shtuara të Njësisë speciale arrijnë tek ura e lumit Ibër

Forca të shtuara të njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës njoftohet të kenë arritur në afërsi të Urës së Lumit Ibër, përfshirë këtu edhe pjesëtarë të KFOR-it dhe karabinierë italianë.
Prania e tyre e shtuar thuhet të jetë për shkak se në veri sot janë aktivizuar sirenat për alarm, transmeton lajmi.net.

Marketing

Mediat serbe kanë raportuar për grumbullim të serbëve në Rudarë të Zveçanit, një ditë para hyrjes në fuqi të masave reciproke ndaj dokumenteve dhe targave serbe.

Por një gjë e tillë është mohuar nga zv/komandanti i Policisë së Kosovës për veriun, Besim Hoti.

Hoti ka deklaruar se ka patur dezinformata në drejtim të qytetarëve, të cilat edhe i kanë shqetësuar.