Ballina Lajme Kosovë Pas dorëheqjes së Thaçit, mblidhet sot qeveria e Kosovës

Pas dorëheqjes së Thaçit, mblidhet sot qeveria e Kosovës

Mëngjesin e sotëm do të mblidhet kabineti qeveritar i Kosovës.

Marketing

Nga zyra e kryeministrit kanë njoftuar për mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, por që në njoftim nuk janë bërë të ditura pikat e rendit të ditës.

Ndërkohë që pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti do të dalë në konferencë për media.

Kjo mbledhje u thirr menjëherë pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti presidentit. Dorëheqje kjo që erdhi shkak i aktakuzës së konfirmuar nga Dhomat e Specializuara.

Dhomat e Specializuara konfirmuan aktakuzën edhe për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, Shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.

Kujtojmë që këtij të fundit EULEX në mëngjesin e së martës ia bastisi shtëpinë në Prishtinë e më pas edhe shtëpinë në Negroc të Drenasit, pra në vendlindjen e tij. Pas më shumë se nëntë orë bastisje, njësitet policore të EULEX-it e arrestuan Krasniqin duke e dërguar për në Hagë.

Exit mobile version