Pas dy javësh në komë, ndërron jetë babai i Gjorçevit

Pulmologu, Angjelko Gjorçev ka ndërruar jetë në Klinikën në Nish, pasi për dy javë ishte në komë pasi pranoi vaksinën kundër Covid-19, njoftoi SDK.

Marketing

Rasti i Gjorçevit u bë publik nga biri i tij, Vllatko i cili është deputet i VMRO-DPMNE-së.

Deputeti Gjorçev vazhdimisht publikonte informacione në rrjete sociale për gjendjen e tij, ndërkaq kritikonte pushtetin për mossigurimin e vaksinave anti-Covid.