Gjashtë vite me parë janë krisur raportet mes dy këngëtarët kosovar Afrim Muqiqi e Ramadan Krasniqi- Dani.
Por, siç duket me kalimin e kohës kanë arritur që të rikthehen sërish në skenë, për të sjellë projekte të bukura muzikore.
I ftuar në Prive, Afrimi zbuloi se një duet mes tyre e ka kërkuar produksionin dhe se ka pasur miratim nga të dy artistët.
“Ideja ka qenë e produksionit muzikor, ishin shumë insistues dhe unë normalisht që pranova me dëshirën më të madhe sepse unë jam profesionist në këtë drejtim dhe nuk ka telashe sidomos për një këngëtar që është jashtzakonisht I mirë. E kom dit që ka me qenë një projekt shumë I mirë, e kemi këndu ashtu siç kemi pas mundësi, ndoshta jo në mënyrën më të mirë të mundshme sepse unë s’jam i knaqun kurrë sado të bëhet bukur gjithmonë lypi ma shumë”, tha ai./Indeksonline/