Pas Holandës, edhe Hungaria kërkon përjashtim nga rregullat e azilit të BE

Hungaria ka ndjekur shembullin e Holandës duke kërkuar përjashtim nga rregullat e BE për azilantët, ka thënë sot lideri nacionalist i vendit Viktor Orban, në Parlamentin Evropian.

Marketing

Muajin e kaluar qeveria holandeze kishte kërkuar që Brukeli ta përjashtojë nga politika e zakonshme e azilit, ndërsa Komisioni Evropian raportohet se ishte përgjigjur se “nuk duhet të kishte ndryshime të menjëhershme”, shkruan rrjeti AFP.

Marrëveshjet evropiane janë detyruese për vendet anëtare, ndërsa përjashtime mund të bëhen vetëm me miratimin e 27 vendeve.

Rregullat e reja të BE të miratuara në maj hyjnë në fuqi në 2026, dhe kanë si qëllim “ndarjen e përgjegjësive” të bllokut në pritjen e refugjatëve apo depërtimet e atyre që nuk plotësojnë kriteret për të qëndruar.

Budapesti i kishte shkruar që dje komisioneres Ylva Johansson për kërkesën, njoftonte ministri hungarez Janos Boka, në Facebook.

“Qeveria e Hungarisë është e vendosur të marrë masa për mbrojtjen e kufijve dhe të reduktojë emigracionin ilegal pasi ai kërcenon sigurinë tonë kombëtare”, shkruante Boka të hënën.

Hungaria shpesh ka akuzuar Komisionin Evropian për nxitje të emigracionit drejt Evropës me politikat e saj.

Kjo bëri që në qershor Gjykata Evropiane të gjobiste Hungarinë për dështim me politikat e bllokut për azil-kërkuesit.

Orban drejtonte sot sesionin e Parlamentit Evropian dhe pritet të ketë përballje me zyrtarë e BE teksa Hungaria mban presidencën rotacionale të bllokut, shkruan rrjeti AFP.

Marketing