Pas kërcënimeve me jetë ndaj kryetarit, Komuna e Haraçinës ndërpret punën

Pasi dje kryetari i Komunes së Haraçinës, Ridvan Ibraimiu u kërcënua me jetë nga një 69-vjeçar dhe disa raste më parë ku ka pasur kërcënime, Komuna e Haraçinës, në faqen saj zyrtare në facebook ka njoftuar se ka ndërprerë punën e Administratës, për shkaqe sigurie. Nga atje thonë se Administrata Komunale nuk do të punojë nga data 25.05.2023 (e enjte) deri në një vendim të ri për të cilin publiku do të informohet me kohë.

Marketing

“Ju kërkojmë ndjesë që nuk do të mund të kryejmë shërbimet dhe obligimet ligjore ndaj qytetarëve, por një masë e këtillë ka të bëjë kryesisht me sigurinë e punonjësve të administratës komunale por edhe qytetarëve të cilët i drejtohen Komunës për të marrë shërbime”, thuhet në njoftimin e Komunës së Haraçinës.

Nga atj shtojnë se është hera e dytë që cenohet siguria e punonjësve të administratës komunale dhe kryetarit të Komunës, prandaj një vendim i këtillë edhe përkundër vullnetit dhe dëshirës është i pashmangshëm.

Marketing