Ballina Aktuale Pas marrëveshjeve, Kosova dhe Maqedonia hapin rrugët për anëtarësim në NATO dhe...

Pas marrëveshjeve, Kosova dhe Maqedonia hapin rrugët për anëtarësim në NATO dhe BE

Presidenti Hashim Thaçi ka theksuar se gjatë takimit që ka pasur kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, e ka përgëzuar atë për qëndrimin e liderëve shqiptarë për rolin aktiv dhe përcaktues në zgjidhjen e problemit të emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe në promovimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Marketing

Postimi i Thaçi në Facebook:
Kisha një takim shumë të mirë me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, me të cilin kemi bashkëbiseduar për gjendjen politike në Kosovë, Maqedoni dhe rajon. E përgëzova liderin e PDSH-së për qëndrimin e liderëve shqiptarë për rolin aktiv dhe përcaktues në zgjidhjen e problemit të emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe në promovimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Po ashtu, u pajtuam se kjo marrëveshjeje, për të cilën jam i bindur se do ta merr mbështetjen popullore në Maqedoni krahas marrëveshjes së ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, hapin rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit të shteteve të rajonit në NATO dhe BE.

Marketing
Exit mobile version