Ballina Aktuale Pas më shumë se 30 orë, shuhet zjarri në objektin banesor në...

Pas më shumë se 30 orë, shuhet zjarri në objektin banesor në Çair

Zjarri që ka rënë dje në orën 01:50 në një depo në bodrumin e një objekti banesor në Çair është shuar.

“Për momentin zjarri është shuar plotësisht, por ende do të përcaktohet gjendja e pjesës së djegur të objektit dhe gjendja e banesave në ndërtesë”, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

Marketing

Zjarri që ra dje në Çair bëri që mbi 30 persona të kërkojnë ndihmë në Klinikën e Toksikologjisë për shkak të tymit.

Ministria e Brendshme ka deklaruar se po merren masa për zbardhjen e rastit.

Marketing
Exit mobile version