Pas më shumë se 7 javësh, mbërrijnë kamionët e parë me ndihma në veri të Gazës

Pas më shumë se 7 javësh luftë, një autokolonë e OKB-së mbërriti në veri të Gazës, në një nga objektet e saj ku janë strehuar palestinezë. Ata shpërndanë miell, pasi ushqimi, uji dhe karburantet pothuajse kanë mbaruar në enklavën palestineze.

Marketing

Izraeli nuk lejoi OKB-në apo organizata të tjera ndërkombëtare të shpërndanin ndihma humanitare në këtë zonë, e cila konsiderohet zonë luftimi për forcat izraelite.

Njerëzit kanë mbetur pa ushqim dhe ujë, madje edhe spitalet në Gazën veriore nuk morën asnjë ndihmë mjekësore gjatë shtatë javëve të luftimeve. Vlen të theksohet se sasia e ndihmave humanitare është larg nevojave të banorëve që po përpiqen të mbijetojnë.

Furrat dhe magazinat e drithit janë shkatërruar nga bombardimet izraelite, ndërsa organizatat humanitare kanë paralajmëruar vazhdimisht për krizë urie.