Pas më shumë se një dekade, mbaron seriali ‘Më fal’

Është një ndër serialet më të popullarizuara që për më shumë se një dekadë, ka mbajtur shqiptarët të ‘gozhduar’ para ekranit.

Marketing

Mirëpo, edhe seriali turk ‘Më fal’ e ka pasur përfundimin e tij, ndonëse pas shumë kohësh.

Të premten është transmetuar episodi i fundit i këtij seriali.

Përmes rrjeteve sociale, stafi i dublimit në shqip ka falënderuar të gjithë shikuesit duke treguar mes tjerash edhe çka vjen tutje.

“Më fal” do të pasohet nga “Mos më braktis” që është përshkruar si një serial “shumë i dhimbshëm e me shumë ngjarje”.

Marketing