Ballina Showbiz Pas ndarjes Krenar Çoçaj bën publike videot me Luana Vjollcën

Pas ndarjes Krenar Çoçaj bën publike videot me Luana Vjollcën

Pas ndarjes së përfolur me Luana Vjollcën, Krenar Çoçaj ka zgjedhur të bëjë një hap të papritur duke e bërë publik profilin e tij në Instagram, një veprim që ka ngjallur kureshtjen dhe interesin e mijëra ndjekësve brenda natës, duke marrë rreth 30 mijë ndjekës. Megjithëse marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë në qendër të spekulimeve dhe vëmendjes mediatike, Krenari dhe Luana nuk kanë bërë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë për statusin e tyre romantik.

Marketing

Ajo që bie në sy në llogarinë e tij publike tashmë janë disa video ku dëgjohet qartë zëri i Luanës. Në këto video, Luana shihet duke qeshur dhe biseduar, ndërsa në disa prej tyre, ajo është me familjarët e Krenarit, duke treguar për natyrën serioze të lidhjes së tyre që tashmë ka marrë fund.

Përkundër ndarjes, Krenari duket se nuk e ka fshirë plotësisht Luanën nga jeta e tij, duke lënë këto momente të ndara të qëndrojnë në profilin e tij publik, një veprim që ka ngritur shumë pyetje për arsyet e këtij vendimi.

Ndërkohë, Luana, e cila kohët e fundit ka lançuar këngën “Atë Natë,” që shumë e interpretojnë si një reflektim i ndarjes së saj, vazhdon të përqendrohet në projektet e saj muzikore, duke shprehur përmes artit ndjenjat që kanë shoqëruar këtë periudhë të vështirë.

Marketing
Exit mobile version