Modelja shqiptare, Kejvina Kthella, ishte ndër më të komentuarat pas hyrjes në “Big Brother VIP Albania”.
Ajo u përjashtua nga ky format, pasi e goditi shuplakë Luizin.
Veprimi i saj u quajt shumë i shëmtuar për një program të tillë televiziv dhe kjo bëri që produksioni të merrte masa.
Kjo madje i kushtoi në masë të madhe edhe në rrjetet sociale, meqë humbi afro 30 mijë ndjekës vetëm në ‘Instagram’.