Pas shkeljes së rregullave në finalen e Botërorit, merren masa ndaj Nusret Gokces

Salt Bae është ndaluar të marrë pjesë finalen e US Open Cup në Amerikë, për shkak të sjelljes së tij në finalen e Kampionatit Botëror 2022.

Marketing

US Open Cup, ekuivalenti i Kupës FA të Anglisë, postoi të martën në Twitter një shkrim ku tregonte se e kanë ndaluar kuzhinierin e famshëm që të jetë prezent në ngjarjen e tyre, shkruan DailyMail.

Kuzhinieri, emri i vërtetë i të cilit është Nusret Gokce, u kritikua gjerësisht për veprimet e tij pas finales së Kampionatit Botëror në Katar, ku u pa duke dalë në fushë për t’iu afruar Messit dhe duke thyer rregullat, pasi mbajti në dorë trofeun e Botërorit.

BB MediaBB MediaBB Media
Dy ditë më vonë, statusi në Twitter është pëlqyer më shumë se 130,000 herë. Për më tepër, video pas finales tregoi një shkëmbim rrëqethës pasi Messi bëri çmos për të shmangur kuzhinierin pas fitores së vendit të tij në Kampionatin Botëror.

Pamjet e rrjeteve sociale e shfaqën kuzhinierin turk duke u përpjekur dëshpërimisht t’i afrohej Messit, duke i vënë dorën në shpatulle dhe duke e inkurajuar atë të shtrëngonte dorën pa dëshirë, pavarësisht shqetësimit të tij të dukshëm, përpara se të përpiqej ta tërhiqte përsëri.

Ish-kryetari i Crystal Palace, Simon Jordan, akuzoi FIFA-n për nepotizëm pas veprimeve të Salt Baes, i cili u bashkua me festimet e Argjentinës në fushë.

Ai u fotografua me trofeun e Kampionatit Botëror dhe bëri fotografi me disa nga yjet e Argjentinës në stadiumin “Lusail”.

Gokce dihet se është mik i ngushtë i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe në fakt ka shkelur rregullat strikte të organit qeverisës botëror në lidhje me atë se kush lejohet të prekë trofeun e Kupës së Botës.

“Dizajni i saj aktual daton në vitin 1974”, thuhet në faqen e internetit të FIFA-s. “Si një nga simbolet sportive më të njohura në botë dhe një ikonë e paçmuar, Trofeu origjinal i Kupës së Botës FIFA mund të preket dhe mbahet vetëm nga një grup shumë i përzgjedhur njerëzish, ku përfshihen ish-fituesit e Kupës së Botës FIFA dhe krerët e shteteve”.

Marketing