Ballina Lajme Kosovë Pas takimit me Merkel, Kurti kundër “Open Balkan”: Procesi i Berlinit, rruga...

Pas takimit me Merkel, Kurti kundër “Open Balkan”: Procesi i Berlinit, rruga drejt BE

Pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministri i Kosovës Albin Kurti qëndron sërish kundër nismës “Ballkani i Hapur”.
Sipas tij, procesi i Berlinit është rruga e vetme drejt BE dhe s’ka nevojë për variante të tjera alternative.

Marketing

“Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë dhe gjithashtu mjaftueshëm i thellë që mos ketë për variante të tjera alternative. Në bisedat që pata, theksova se nuk duhet të ketë fonde europiane pa vlera europiane. Fondet e BE për 6 shtete të Ballkanit Perëndimor duhet të paraprihen e shoqërohen me vlerat e BE. Për vendet tona theksova se janë 4 elemente të domosdoshme që të ketë paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë dhe siguri për të gjithë. Ato janë sundimi i ligjit i cili vepron kundër korrupsionit dhe oligarkëve, e dyta ëstë demokratizimi i cili mundëson media të lira e të pavarura, kundër autorkratëve. E treta ballafaqimi me të kaluarën, nuk lejon kriminelë të luftës aq më pak në pushtet, dhe e katërta reciprocitet e balancë i pakicave, në kundërshti me hegjemonitë nacionaliste në Ballkan.”

Exit mobile version