Pas të nxehtit, Europa përfshihet nga stuhitë

Vala intensive e të nxehtit që javën e shkuar mbërtheu Evropën, u shndërrua në stuhi, shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta në fundjavë.

Marketing

Vendet më të prekura ishin Italia, Spanja, Polonia, Franca dhe Austria. Shumë zona ishin në gjendje gatishmërie pasi nivelet e ujit po ngriheshin në lartësi të rrezikshme.

Në Barcelonë u regjistruan më shumë se 40 litra shi për metër katror në vetëm 30 minuta. Meteorologët thanë se zonat e prekura në Francë, regjistruan 100 mm reshje shiu të dielën.

Media italiane ndërkohë ka raportuar për tre viktima si pasojë e kushteve të motit. Dy prej tyre ishin goditur nga rrufetë dhe një tjetër ishte përplasur nga era me një rrethim.

Në Kirchberg, të Austrisë, shiu i rrëmbyeshëm bëri që sasi të mëdha balte të rrëshkisnin mbi rrugë, duke i bllokuar ato. U desh ndërhyrja e makinerive të rënda për lirimin e tyre.

Ekspertët e motit thonë se sasi të mëdha shiu në një tokë të thatë, favorizojnë rrëshqitjet e dheut. Ekspertët në të gjithë botën ia faturojnë këto kushte ekstreme moti viteve ngrohje globale si pasojë e aktivitetit njerëzor.