Pas termetit në Kroaci, ministri Osmani: Qëndrojmë të gatshëm për të ndihmuar edhe më tej

Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani përmes një statusi në rrjetet sociale ka shprehur shqetësimet e tij pas termetit katastrofal në Kroaci duke thënë se bashkëndjejnë me popullin kroat si dhe qëndrojnë të gatshëm të ndihmojnë edhe më tej.

Marketing

Me shqetësim po ndjekim lajmet për tërmetin në Kroaci, Petrinje dhe Sisak. Sinqerisht bashkëndjejmë me të afërmit e viktimave dhe urojmë për një rikuperim të shpejtë nga pasojat.

Mbështetja për miqtë tanë nga Kroacia paraqet shprehje të solidaritetit dhe miqësisë tonë të sinqertë. Qeveria në seancën e sotme, ndau 6 milion denarë si ndihmë urgjente për Kroacinë.

Vazhdojmë ta ndjekim situatën dhe të qëndrojmë të gatshëm për të ndihmuar edhe më tej në çdo mënyrë të mundshme.