Një person është plagosur nga policia belge në qytetin e Gentit. Sipas mediave vendase i plagosuri kishte një thikë në dorë dhe do të sulmonte njerëzit.
Menjëherë kanë ndërhyrë forcat speciale të Belgjikës të cilët e kanë qëlluar në dorë duke i lëshuar thikën në dorë. Më pas ai është arrestuar.Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak minuta pasi në Londër u vra një terrorist i cili pothuajse në të njëjtën mënyrë, me anë të një thike plagosi të paktën tre persona.
“Hetimi po vazhdon, ne do të komentojmë më vonë,” tha prokurori publik që po merret me rastin në fjalë në Belgjikë.