Ballina Lajme Maqedoni Pas zjarrit të mbrëmshëm, komunikacioni hekurudhor në Kumanovë zhvillohet pa pengesa

Pas zjarrit të mbrëmshëm, komunikacioni hekurudhor në Kumanovë zhvillohet pa pengesa

Për shkak të zjarrit të mbrëmshëm që përfshiu binarët e vjetra hekurudhore prej druri në stacionin hekurudhor në Kumanovë, për arsye të sigurisë u kyçën nga tensioni stacionet hekurudhore mes Kumanovës dhe Tabanocit, në orën 17:35.

Marketing

Sipas Hekurudhave të Maqedonisë, komunikacioni i trenave mes dy stacioneve hekurudhore sot zhvillohet rregullisht për udhëtar dhe makina ngarkuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ekipet e NP “Hekurudhat e Maqedonisë” së bashku me zjarrfikësit e Kumanovës kanë marrë pjesë në shuarjen dhe lokalizimin e zjarrit.

Exit mobile version