Ballina Lajme Botë Pasagjerët e një anije turistike tmerrohen në det! Bllokohen në bord 400...

Pasagjerët e një anije turistike tmerrohen në det! Bllokohen në bord 400 persona

Ky është momenti i tmerrshëm kur pasagjerët ulen në karrige së bashku me jelekët e tyre të shpëtimit, ndërsa valët e mëdha rreth 21 metra përplasen me anijen në Detin e Veriut.

Marketing

Anija ishte një anije norvegjeze që çon turistët përgjatë vijës bregdetare, ku varkat më të mëdha tradicionale nuk mund të arrijnë.

Megjithatë, valët e larta prej 21 metrash të shkaktuara nga stuhia Pia, bënë që varka të mos funksiononte dhe i lanë të bllokuar pasagjerët. Videoja tregon njerëz të panikosur që mbahen të dëshpëruar pas karrigeve dhe tavolinave ndërsa varka lëkundet.

Një person mund të dëgjohet duke bërtitur ‘shtrihuni në dysheme’ përpara se valët e mëdha prej 21 metrash të shfaqeshin para anijes.

Brian Launder, 75 vjeç, ishte pjesë e bordit të MS Maud me gruan e tij Carole për të festuar ditëlindjen e saj të 70-të. Ky ishte lundrimi i tyre i parë ndonjëherë. MS Maud u nis nga Tilbury Docks më 9 dhjetor, por u përplas me ujëra të trazuar dhe humbi fuqinë e motorit së bashku me të gjitha pajisjet e lundrimit më 21 dhjetor.

Launder, nga Richmond, North Yorkshire, tha se ai pa dallgë që arrinin në dritaren e kabinës së tyre, pavarësisht se ishte në katin e pestë të kuvertës dhe se uji rridhte nëpër korridore.

Anija mbërriti më 23 dhjetor në Britani, ndërsa vetëm një pasagjer u plagos.

Marketing
Exit mobile version