Pasdite dhe nesër reshje të përkohshme të rrëmbyeshëm shiu dhe bubullima

Nga fundi i ditës së sotme dhe nesër do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira, si dhe me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie me erë të fortë dhe kushte për breshër, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Marketing

Nga atje theksojnë se nesër dhe të enjten do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore erë e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor dhe perëndimor. Paraqitje të izoluara të paqëndrueshmërisë, kryesisht në zonat malore, do të ketë të enjten.

Nga DPHM rekomandojnë që të jeni të kujdesshëm në rast të shkarkimeve elektrike dhe të mos qëndroni jashtë dhe nën pemë të vetmuara.