Pasditja me shi të rrëmbyeshëm!

DPHM-ja paralajmëron se rreth mesditës dhe pasdite do të ketë paraqitje lokale të motit të paqëndrueshëm të ndjekur me mot të keq, shi të rrëmbyeshëm lokal, shkarkime të fuqishme elektrike, erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshrit.

Marketing

“Në rast të paraqitjes së shkarkimeve elektrike rekomandohet në kujdes më të madh, të mos qëndrohet në hapësirë të hapur dhe nën drunj të veçuar, përkujton DPHM-ja.

Prej nesër dhe në ditët në vijim nën ndikim të masës së nxehtë të ajrit nga jugu, moti do të jetë shumë i nxehtë me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Nesër gjithkund temperaturat do të jenë mbi 30 gradë, ndërsa ditëve të ardhshme në disa vende mbi 35. Më nxehtë pritet të jetë të enjten dhe të premten kur temperatura vende-vende do të kalojë edhe 40 gradë.

 

Marketing