Ballina Lajme Pasi publikoi foto duke përkrahur Xhakën dhe Shaqirin, serbët revoltohen ndaj Dua...

Pasi publikoi foto duke përkrahur Xhakën dhe Shaqirin, serbët revoltohen ndaj Dua Lipës

Skandali që rrethon festimin e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës gjatë lojës së luajtur nga ekipi serb kundër Zvicrës, ende është i zymtë, pasi edhe disa persona me famë botërore kanë imituar lojtarët zviceranë. 

Marketing

Këtë herë, këngëtarja shqiptare nga Kosova Dua Lipa, që shumë njerëz janë të lumtur të dëgjojnë këngët e saj, në rrjetet shoqërore, i përshëndeti veprimet e Shaqirit dhe Xhakës, të cilët shtrinë duart e tyre në gjoks për të simbolizuar simpatinë e tyre ndaj të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe”.

Dhe ndërsa trajneri i ekipit kombëtar zviceran dënoi ndërhyrjen e politikës dhe të sportit dhe tha se kjo nuk ishte një mënyrë e përshtatshme për të festuar qëllimin, Dua ndezi Instagramin në të njejtën mënyrë duke provokuar dhe simblizuar idenë e një “Shqipërie të Madhe”, raportoi mediumi serb “Sporti.blic.rs”.

Ky veprim ishte përhapur vrullshëm në taborin e të famshmëve serbë. Dhe për këtë u përkujdes këngëtarja e famshme Goca Tržan që u rebelua mes personaliteteve të njohura, të cilët pyesnin nëse “dikush do të duhej të ndalojë këngët e Dua Lipës në radiostacionet serbe”.

Në postimin e saj në Tëitter disa nga komentuesit e kanë mbështetur por disa të tjerë i kanë thënë që të mos fajësohet këngëtarja shqiptare për humbjen e Serbisë nga Zvicra.

Marketing
Exit mobile version