Pasi Reja refuzoi kombëtaren e Shqipërisë, ky është emri që po përmendët për stolin ‘kuq e zi’

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të ndajë rrugët me trajnerin italian Christian Panucci, dhe tashmë është në kërkim të një trajneri të ri për stolin e kombëtares.

Marketing

Emri i parë që ishte përmendur për të zëvendësuar Panuccin ishte ai i Edoardo Reja, por 73 vjeçari ka refuzuar një mundësi të tillë.

Pasi ishte parë në tribunat e ‘Loro Boriçi’ mendohej se Reja do të ishte pasuesi i Panuccit, por ai ka bërë të ditur se ishte në Shkodër për arsye të tjera.

Pas këtij refuzimi, është një tjetër emër që po përmendët si mundësi, dhe që ishte konsideruar edhe më parë nga presidenti Duka.

‘Supersport’ shkruan se Luigi De Canio mund të jetë trajneri i ardhshëm i Shqipërisë, pasi ishte konsideruar edhe para ardhjes së Christian Panuccit.

Për herë të fundit ai ka drejtuar Ternanën fillimisht në Serie B dhe më pas në Serie C, por në janar i këtij viti u shkarkua nga detyra dhe tashmë është i papunë.

De Canio nuk ka përvojën e Edoardo Rejas, megjithatë, Armando Duka do të shqyrtojë me kujdes opsionin për ta sjellë në stolin ‘kuq e zi’.

Marketing