Nga mbrëmja e djeshme dhe ditët në vijim shërbimet e Komunës së Çairit për mirëmbajtjen e pastërtisë publike, bashkë me NP”Higjiena Komunale” dhe ekipin е Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetarë “Bajram Miftari” do të përkujdesen për larjen dhe dezinfektimin e të gjitha rrugëve dytësore në territorin e komunës.
Këtë aksion e filluan nga rrugët dhe çdo rrugicë e lagjës Gazi Babë. Kreu i Çairit, Ganiu faleminderoi të gjithë punëtorët për angazhimin e tyre edhe në orët e vona, të cilët po kontribuojnë në misionin e përbashkët për ambiente dhe hapësira publike te pastërta dhe të sigurta për shëndetin e qytetarëve.