PASTRIM I PËRGJITHSHËM NË KOMUNËN KISELLA VODË

Në kuadër të aksioneve vjeshtore në komunat e Shkupit, NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup, sot filloi me pastrim të përgjithshëm në komunën Kisella Vodë. Me 30 punëtorë në terren, tre autocisterna dhe dy automjete speciale komunale – fshesa bëhet larje dhe fshirje me dorë dhe me makina e rrugëve kryesore dhe rrugëve komunale, ndërsa ekipet e Ndërmarrjes largojnë edhe deponitë e egra në këtë komunë.
Në kuadër të aksionit u kryen edhe aktivitete për pastrim të oborreve në kopshte, shkolla fillore dhe të mesme, ndërsa për nxënësit e Sh.F.K “Kirill Pejçinoviq” u organizua eko-ligjëratë për veprim të drejtë me mbetjen.
Fillimin e aksionit e shënuan kryetari i komunës, Filip Temelkovski, kryetarja e Këshillit Drejtues të NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup, Maja Shajnovska Andova, si dhe udhëheqësi i Sektorit për T.I., cilësi dhe zhvillim, Sllavko Ruzhinovski.

Marketing
Marketing