Pastrimi i gjyqësorit, Mariçiq: Duhet të ketë përgjegjësi

Ministria e Drejtësisë po realizohen konsultime intensive me institucionet e në 100-ditëshin e parë, do të ketë model të definuar se si do të zbatohet ky premtim. Ministri i resorit, Bojan Mariçiq, sqaron se edhe vetë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, janë të interesuar të tregojnë rezultate pozitive. Premtoi përforcim të kapaciteteve të prokurorisë dhe gjyqësorit, me qëllim të luftës më efikase kundër krimit dhe korrupsionit. Paralajmëroi monitorimin e rasteve të korrupsionit të lartë nga ana e BE-së.
“Çdo gjykatës dhe çdo prokuror të marrë përgjegjësi edhe në aspektin pozitiv, pra në ato raste ku me sukses kanë punuar rastet dhe problemet, por përgjegjësi do të ketë edhe aty ku kemi ngecje dhe veprim joprofesional apo dhe korrupsion potencial. Në këtë periudhë duhet të kemi 50 raste në vit të cilat do të jenë në monitorim të OSBE-së, ndërsa me përkrahje të BE-së të arrijmë aty ku të rrisim besimin e qytetarëve në jurisprudencë, por gjithashtu do të sigurojmë BE-në se me të vërtetë po zbatohen parimet ligjore në vepër sidomos në rastet e korrupsionit të lartë.”,- tha ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq.
Marketing