Patentë shoferët dhe targat,Toshkovski:Qytetarët nuk do të gjobiten  

Ministri i punëve të brendshme Pançe Toshkovski i pyetur rreth patentave të shoferit, me emrin e vjetër kushtetues të shtetit, që u paralajmërua se ndalojnë të vlejnë dhe se qytetarët do të gjobiten me 100 euro, Toshkovski tha se nuk do të gjobiten me para qytetarët për fajin e politikave të papërgjegjëshme nga politikanët e kaluar.

Marketing

“Ajo që ka të bëjë me patentën e shoferit dhe ngjitëset që mbajnë parashtesën NMK, dhe që kanë të bëjnë me ligjin e ri në përputhje me Kushtetutën e re. Dua të dërgoj një mesazh për të gjithë punonjësit e policisë dhe të gjithë qytetarëve se shtetasit e Maqedonisë nuk duhet të paguajnë dënime. Ju apeloj pononjësve tanë që mos shqiptojnë dënime me para për këtë lloj shkelje, sepse qytetarët nuk kanë faj për politikat e gabuiara të politikanëve të mëparshëm, që ishin të pakualifikuar dhe të pakujdesëshëm. Kjo periudhë duhet të kalojë me masa parandaluese nga policia.” – deklaroi  Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Autoritetet kanë njoftuar se deri tani janë lëshuar rreth 800 mijë patent shoferë me emrin e ri të shtetit – Republika e Maqedonisë së Veriut. Paraprakisht, edhe targat e veturave janë ndërruar dhe ato duhet ta mbajnë parashtesën NMK

Marketing