‘Pauza për iftar’, Premierliga po diskuton me gjyqtarët për të ndaluar lojën në kohë iftari

11:33 | 29 Prill 2021

Marketing

Në ndeshjen mes Leicester – Crystal Palace, gjyqtari i ndeshjes lejoi që të ketë një ndërprerje të shkurtër në mënyrë që disa lojtarë të bënin iftar të vogël.

Ish-portieri i Valencias, Vicente Guaita, vonoi lojën për më shumë se dy minuta në mënyrë që lojtarët të bëjnë iftar, shkruan lajmi.net.

Sky Sports raporton se gjyqtarët e Premierligës janë tani duke diskutuar një formë të përshtatjes së orarit për iftar.

Ata do të diskutojnë përpara ndeshjes për të mësuar nëse ndonjëri nga lojtarët është duke agjëruar.

Nëse ka lojtarë që janë me Ramazan gjatë ndeshjes, atëherë do të ketë pauzë të shkurtër në mënyrë që ata të bëjnë iftar.

Gjithmonë ka qenë e mundur sipas rregullave të Premierligë që të ndodhë një pauzë në lojë, nëse të dy kapitenët e skuadrës bien dakord para ndeshjes./Lajmi.net/

Marketing