Pavllina Cërvenkovska është zgjedhur për kryetare të Këshillit Gjyqësor.
“Për” Pavllinën kanë votuar 12 anëtarë, sa është edhe numri i përgjithshëm i të pranishmëve në seancën e Këshillit Gjyqësor.
Pavllina Cërvenkovska ka qenë anëtare e Këshillit, ndërkaq si kryetare ka mandat prej 2 vjetësh.
Anëtarët e Këshillit Gjyqësor, kanë dhënë mbështetje dhe shpresojnë se zgjedhja e saj do të realizojë ndryshimet e synuara.
“Besojmë në ndryshime, dhe besojmë se entuziazmi i saj do të na ndihmojë ta realizojmë atë ndryshim”, thanë anëtarët e Këshillit Gjyqësor për Cërvenkovkën, transmeton TV21.
Ndërkaq, Cërvenkovska pas zgjedhjes, deklaroi:
“Ju premtoj se nuk do të ju zhgënjej dhe se me integritetin e tim profesional do të udhëheqë me Këshillin Gjyqësor”.
“Ne jemi një ekip dhe roli im do të jetë vetëm të kontribuojë që të fuqizohet fryma ekipore e Këshillit Gjyqësor”.