Pavlopulos: Greqia e mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, por nevojitet të përmbushen parakushtet

Greqia e mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, por nevojitet respektim i plotë i të drejtës  ndërkombëtare  dhe implementim të drejtë të Marrëveshjes së Prespës, në të kundërtën do të bllokohet rruga e saj evropiane, thotë presidenti Prokopis Pavlopulos në urimin drejtuar grekëve në diasporë me rastin e festës kombëtare 25 mars, lajmëroi korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina.

Marketing

Në urimin me shkrim, Pavlopulos përveç për rëndësinë e festës, i përmend edhe të a.q. çështjet kombëtare greke, marrëdhëniet e Greqisë me Turqinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, si dhe çështjen qipriote.

“Sa i përket me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ne e mbështesim perspektivën e sa evropiane. Por,  parakusht për këtë perspektivë, nga ana e saj është respektimi i plotë dhe i sinqertë  të legjislacionit evropian, me këtë edhe e drejta ndërkombëtare në tërësi, ndërsa para së gjithash Marrëveshja e Prespës, që duhet të interpretohet dhe të implementohet, sipas përmbajtjes dhe frymës së saj, në mënyrë që na le asnjë gjurmë të irredentizmit. Sipas  kësaj, secila taktikë e kundërt, nënkuptohet, se do ta bllokojë progresin integrues evropian të Republikës së Maqedonisë”, shkruan Pavlopulos në urimin, transmeton MEDIAL.

Presidenti grek thotë se “Greqia është faktor i paqes dhe të sigurisë në Ballkan dhe në rajonin me të gjerë të Mesdheut Juglindor dhe plotësisht dhe praktikisht i respekton të drejtën evropiane dhe ndërkombëtare” dhe synon drejt miqësisë dhe bashkëpunimit me të gjithë fqinjët. .