Sot PDSH mbajti konferencën e radhës ku u fol për gjendjen aktuale në vend.
Në vazhdim gjeni transkriptën e plotë të fjalës së Menduh Thaçit në konferencën e sotme.
Gazetari: “Si e komentoni deklaratën e ministrit z.Filipçe se këtë vit mund të organizohen ahengje familjare, kur dihet se kemi kaluar nga kjo periudhë, ku vera është shumë afër, ndërsa ne kemi ende të infektuar?”
I tha edhe doktori, qëndrimet e PDSH-së gjatë gjithë kohës janë profesionale, të sakta dhe shkojnë në korelacion me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Unë personalisht kam konsulent të ligës parë të mjekëve shqiptarë, epidemiolog dhe infektolog, nuk janë PDSH ata, dhe që mos ketë diskutime, e para, ne i themi qytetarëve që kjo puna e virusit do të zgjatë shumë dhe duhet bashkërisht të përgatitemi që të bashkëjetojmë me virusin.
E dyta, i themi qeverisë që të lirojë masat shtrënguese, por t’a shtrëngojë sistemin shëndetësor, dhe janë dy gjëra që duhet të shkojnë paralelisht, siç tha doktori, ashtu siç ka thënë edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, lirimi i masave shkon me rritjen e forcës sistemit shëndetësisë, më shumë teste, identifikim ku është virusi, izolim, trajtim.
Nëse këto i arrijmë, atëherë e treta është t’ju drejtohemi qytetarëve se duhet të mësohen të bashkëjetojnë me këtë virus duke i respektuar sugjerimet, nuk po them më masat, por sugjerimet e institucioneve të shëndetësisë ndërkombëtare dhe vendore, distancën, maskën dhe dorezat. Nëse këto tre kushte i plotësojmë, PDSH-ja është për të shkuar drejt normalitetit, dhe nëse këto kushte nuk plotësohen, masat duhet të shtrëngohen.
Çështja e dytë, edhe po të lirohen masat tërësisht, ne prap u apelojmë qytetarëve që të sillen sikur të jenë nën masa, ashtu siç ishte edhe propozimi i doktorit, propozimi i PDSH-së për amnesti dhe falje të të gjitha gjobave çfardo lloji gjobe që ka të bëjë me respektimin e orës policore, nënkupton një masë edukative se nuk është kjo një çështje diktatoriale, por është një çështje të cilën duhet vetvetiu që ta bëjmë.
Dhe e fundit, nëse këto bashkërisht i realizojmë, të shkojmë në zgjedhje, e di që është subjektive kjo që do t’a them, t’a ndërrojmë pushtetin te shqiptarët, dhe këtë sistem shëndetësorë gati se tërësisht të shkatërruar, këtë pushtet lokal gati se tërësisht të falimentuar te shqiptarët, dhe të vijë një parti dhe një lider i cili do t’a ringjall, do t’a përforcoj. Ne nuk mund t’a mohojmë realitetin, se po na vijnë informacione nga institucione të rëndësishme shtetërore, të shteteve të perendimit, se kjo çështje mund të zgjat dy vjet, dhe kjo konferencë për shtyp ka të bëjë për këtë, parapërgaditje për fazën e re.
Gazetari: “A do të vijë përsëri deri te tubimi i parlamentit, apo do të ketë përsëri probleme?”
Unë mendoj se ndoshta nuk do të vijë deri te mbajtja e seancës parlamentit, si duket ka një marrëveshje mes dy forcave politike më të mëdha të qeverisë, si duket ata preferojnë zgjedhjet, duhet të keni parasyshë që në momentin që largohet gjendja e jashtëzakonshme, vazhdojnë 22 ditë ku kemi ngelur në procesin zgjedhor. Unë sot nuk desha të flas drejtpërdrejtë por realisht nuk besoj se ka parti në Maqedoninë e Veriut që i do zgjedhjet se PDSH-ja, dhe ne jemi të përgatitur për këtë betejë zgjedhore, por më shumë e duam shëndetin e qytetarëve, dhe këto i kemi përkujdesje. Në të njëjtën kohë e respektojmë shumë dinjitetin e qytetarëve, dhe kemi parasysh se masat shtrënguese prekin dinjitetin e qytetarëve, dhe për këtë arsye ne sot insistojmë që masat shtrënguese qeveritare të lirohen ndërsa qytetarët të sillen në bazë të këtyre masave për shkak të rrezikut që mund të kenë nga virusi.
Partia Demokratike Shqiptare