Ballina Lajme Botë PE propozon ndërprerje të negociatave për anëtarësim të Turqisë në BE

PE propozon ndërprerje të negociatave për anëtarësim të Turqisë në BE

Parlamenti Evropian ka propozuar të ndërpriten negociatat e Turqisë për anëtarësim në BE.

Marketing

PE është e zhgënjyer me faktin se Turqia vazhdon sistematikisht me shkeljen e të drejtave të njeriut, nuk i respekton ligjet dhe e kufizon lirinë e mediave, thuhet në kumtesën e PE-së.

Europarlamentarët sot me 370 vota “për”, 109 “kundër” dhe 143 “të përmbajtur” e kanë votuar Rezolutën me të cilën përshëndetet vendimi i vitit të kaluar të Turqisë të shfuqizojë gjendjen e jashtëzakonshme, e vendosur pas grushtetit të pasuksesshëm në vitin 2016.

PE e ka ftuar Turqinë të përmbush 72 pikë referimi që janë të patjetërsueshme për liberalizimin e vizave.
Ndryshe, negociatat mes Brukselit dhe Ankarasë për anëtarësim të Turqisë në BE ka filluar në vitin 2005.

Exit mobile version