13:01 | 7 Maj 2021
13:01 | 7 Maj 2021
KB Peja ka njoftuar përmes llogarisë zyrtare të ‘facebook’ Komisioni Arbitrar ka vendosur për dënimet e Brandon Waltersdhe AJ Walton.
Brandon Walters është liruar nga dënimi me 2 lojë mos-ndeshje dhe do të jetë i pranishëm sot kundër KB Yllit, përcjell lajmi.net.
Në anën tjetër, AJ Walton do të mbetet i dënuar për këtë ndeshje dhe një tjetër (2 në total), por do të jetë i gatshëm për ndeshjen e tretë, në qoftë se zhvillohet një e tillë.
“Falënderojmë Komisionin Arbitrar që ka marrë parasysh ankesat dhe dëshmitë tona rreth incidentit”, është shkruar mes tjerash në njoftimin e skuadrës pejane.
Njoftimi i plotë i KB Pejës:
Lajmërim: Të dashur tifoz, ju njoftojmë se Komisioni Arbitrar sot ka vendosur për dënimet e Brandon Walters dhe AJ Walton. Vendimi është ky, Brandon Walters lirohet nga dënimi me 2 lojë mos ndeshje dhe do luajë sonte kundër KB Ylli, ndërsa për AJ Walton dënimi do mbetet i pa ndryshuar (2 ndeshje mungon). Falenderojmë Komisionin Arbitrar që ka marrë parasysh ankesat dhe dëshmitë tona rreth incidentit.
KB Peja dhe Golden Eagle Ylli do të luajnë kundër njëra tjetrës për finalen e parë të ‘Play-offit’ sonte me fillim nga ora 20:15./Lajmi.net/