Pema më e shtrenjtë në botë, e stolisur me diamante

Krishtlindja është një moment për të kaluar kohë me familjen, për të falur dhe për tu çlodhur pas një viti kaotik. Por për disa, është edhe kohë për ekstravagancë.

Marketing

Këtë fundvit, vizitorët në një hotel në Bahia, në afërsi të Marbella-s në Spanjë, do të mund të shijojnë pemën e tij, e cila është e dekoruar me diamante të vërtetë, gurë të çmuar dhe vepra argjendarësh.

Diamante të kuqë, të bardhë, rozë dhe të zinj, dekorojnë pemën, të dizajnuar nga Debi Uingham. Dhe sipas hotelit, këto dekorime kushtojnë 15 milionë dollarë.
Përveç diamanteve, pema mban edhe bizhuteri të çmuara nga Bulgari, Cartier, Van Cleef&Arpels dhe Chanel. Në të madje mund të shihen edhe pallonj çokollate, pupla, vezë struci apo shishe parfumi.

E kjo pemë, është më e fundit, në një listë të shkurtër por të shndritshme, pemësh të shtrenjta. Në 2010, një hotel në Abu Dhabi, e dekoroi pemën me byzylykë, varëse dhe ora të çmuara, me një vlerë prej 11 milionë dollarësh, duke marrë edhe një vlerësim të librit të rekordeve Guinnes, si pema me dekorimet më të shtrenjta. Ndërsa në 2016, një pemë krishtlindjesh në Tokjo, e bërë prej floriri, u vlerësua se kapte një shifër prej 1.8 milionë dollarësh.

Marketing