Maqedonia e Veriut është shtëpi e përbashkët për të gjithë ne ku nuk ka ndarje, tha kreu i shtetit, Stevo Pendarovski në fjalimin e tij vjetor para Kuvendit duke komentuar qasjen e shqiptarëve në çështjet që tangojnë identitetin maqedonas
“E them me përgjegjësi, sepse jam dëshmitar në këto procese më shumë se 20 vite, qysh në vitet e 90-ta kur bisedonim me Greqinë, se faktori politik shqiptar edhe kur ka qenë në pushtet edhe në opozitë, gjatë gjithë këtyre viteve ka pasur sjellje skajshmërisht korrekte dhe mirëkuptuese në përpjekjet tona për ruajtjen dhe promovimin e identitetit maqedonas”, deklaroi presidenti Pendarovski duke shtuar se vendi edhe përkundër vetos bullgare do të vazhdojë rrugëtimin evropian.