Pendarovski – Brnabiq: Po thellohet bashkëpunimi mes Shkupit dhe Beogradit

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski priti në takim një delegacion nga Serbia të kryesuar nga kryeministrja serbe Ana Brnabiq.

Marketing

Në takim është konfirmuar bashkëpunimi shumëvjeçar mes dy vendeve, e cila sipas dy bashkëbiseuesve, viteve të fundit po intensifikohet edhe më shumë.

Siç kumtuan nga kabineti i Presidentit, Pendarovski deklaroi se vizita e sotme e kryeministres serbe Ana Brnabiq dhe hapja e vendkalimit të përbashkët kufitar Tabanoc – Preshevë, si një nga elementet kyçe të Korridorit 10, është edhe një dëshmi për thellimin e marrëdhënieve fqinjësore mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Bashkëbisedusit ka shkëmbyer mendime për çështjet me interes të përbashkët në rajon, si dhe për procesin e integrimit evropian dhe në këtë drejtim shkëbimi i përvojave nga rruga drejt BE-së mund të jet në interes të të dy vendeve.

Marketing