Kandidati për president Stevo Pendarovski sot ka prezantuar tetë projekte të cilat do ti realizojë në tetë muajt e pare, si president. Forum për dialog politik mbipartiak, takim të drejtpërdrejtë me qytetarët, ndarje të fondeve për stipendi për studentët, qendër presidenciale për arsim politik në vazhdimësi, angazhim të këshilltari të posaçëm për barazi gjinore do të jenë pjesë e aktiviteteve sapo Pendarovski të marrë funksionin e presidentit.
Pas shumë viteve konflikte dhe përçarje Maqedonisë i nevojitet dialog mbipartiak për çështjet më të rëndësishme për qytetarët. Presidenti duhet të jetë zëri i arsyes, balanci mes partive politike. Do të jem president i të gjithë qytetarëve, ndërsa këtë fillimisht do ta dëshmoj në Kabinetin tim. Në kabinetin e presidentit do të ketë përfaqësues të gjitha bashkësive etnike, të zgjedhur sipas kompetencave të tyre dhe profesionalizmit”-tha Stevo Pendarovski, kandidat për president.