Pendarovski do të shkojë në Moskë për Ditën e fitores

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me ftesë të presidentit Vlladimir Putin, do të marrë pjesë në shënimin e 75-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore që do të mbahet në Moskë më 9 maj të vitit të ardhshëm, transmetoi agjencia ruse e lajmeve TASS.

Marketing

“Ambasadori juaj më shumë herë më ka pyetur nëse do të vij me të vërtetë. Një prej parimeve kryesore të shtetit tonë është lufta kundër fashizmit. Për këtë, gjithsesi do të jem aty”, ka deklaruar Pendarovski gjatë takimit të djeshëm me ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov në margjinat e Forumit Paqësor të Parisit.

Praninë në Moskë tashmë e ka konfirmuar edhe presidenti francez Emanuel Makron ndërsa në mesin e të ftuarve është edhe presidenti i SHBA-së, Donald Tramp.

Marketing