Pendarovski: Gjendja e jashtëzakonshme është e mundur që të përballemi me situatën ekonomike

Gjendja e jashtëzakonshme mund të vijë në tryezë, jo për marrje të masave, të cilat do ta parandalojnë përhapjen e virusit, por për përballje me situatën ekonomike, sepse në atë raste Qeveria mund të qeverisë përmes dekreteve e fuqi ligjore, deklaroi sonte presidenti Stevo Pendarovski.
Ai theksoi se dalë ngadalë hyjmë në krizë serioze ekonomike dhe se tashmë janë të mëdha dëmet ekonomike nga firmat dhe dyqanet që nuk punojnë.

Marketing

“Vlerësimi i fundit i Bankës Botërore për këtë tremujor është se ne mund të shpresojmë në rritje prej maksimum 0,6 përqindëve deri në një për qind. Vlerësimi i tyre paraprakisht ka qenë mes 3,5 dhe 3,8 për qind dhe ata thonë e tendencë që edhe kjo të mos jetë ashtu, që do të thotë ne do të hyjmë në recesion nëse nuk ndërmarrin diçka. Çka është problemi. Nëse keni gjendje të jashtëzakonshme në atë rast, Qeveria mund të qeverisë përmes dekreteve me fuqi ligjore. Qeveria qeveris dhe mund të marrë borxh në tregun botëror, për shkak se e ka të qartë se vendosja aktuale buxhetore në afat të gjatë nuk mund të durojë. Debia e shtetit tek ne bëhet përmes ligjit, si të bëjmë ligj kur Kuvendi nuk ekziston”, deklaroi Pendarovski në emisionin Top Tema në TV Tellma.

Sipas vlerësimeve fillestare, theksoi ai të njërës nga odat ekonomike se nëse vazhdon ky temp do të na nevojiten huazime në vlerë prej 500 deri 700 milionë euro.
“Këto para nuk i kemi dhe duhet të marrim hua. Nuk ka mënyrë të merrni hua nëse nuk punon Kuvendi ose nëse nuk ka gjendje të jashtëzakonshme në të cilën Qeveria do ta bajpasojë Kuvendin në këtë segment. Absolutisht është e qartë se buxheti i vendit nuk ka mundur kurrë të përballojë ngarkesë të këtillë të madhe. Kjo është e qartë”, deklaroi Pendarovski.

Shefi i shtetit theksoi se gjendja e jashtëzakonshme jep edhe një siguri juridike, sepse, siç tha, atë që deri më tani e bën shteti me atë që kufizon hotelieri dhe lëvizje është shkelje e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

“Njerëzit që zbatojnë këtë në terren, thonë na jepni bazë juridike, sepse ne momentalisht në disa pjesë në mënyrë objektive i reduktojmë të drejta dhe liritë e njerëzve e kjo nuk është e mundur nëse nuk keni gjendje lufte apo të jashtëzakonshme. Dikush nuk do nesër të përgjigjet. Në atë pjesë gjendja e jashtëzakonshme jep siguri juridike”, potencoi Pendarovski.

Marketing