Pendarovski ka një këshillë për partitë politike para zgjedhjeve lokale

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski u ka dërguar një këshillë partive politike në vend, në lidhje me kandidaturat për zgjedhjet lokale që duhet të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

Marketing

Ai ka propozuar, që kandidatët për kryetarë komunash të mos zgjidhen nga selia e LSDM-së në Bihaçka, nga Pallati i Bardhë i VMRO-DPMNE-së dhe nga selia e BDI-së në Reçicë të Vogël.

Ka këshilluar, që partitë të realizojnë minizgjedhje në nivel lokal, që anëtarët e partive të komunave përkatëse të zgjedhin kandidatin.

“Të gjithë partitë, kur do të vijnë zgjedhjet dhe do të kumtohen kandidatët, do të themi, ku e gjete Ljubishën (gazetarin), ku e gjete Stevon (presidenti për vete) kur ka pasur njerëz shumë më të mirë. Dhe u kam thënë, pse nuk bëni azhurnim të anëtarësisë. Bëni minizgjedhje në nivel lokal, në organizata komunale për të parë se cili është kandidati më i mirë. Sepse unë dhe ti, nuk mundet që nga Shkupi ta dimë se cili është kandidati më i mirë Çeshinovë dhe Oblleshevë. Anëtarët e asaj komune të partisë politike do të dinë më së miri. E para, nuk do të dhemb ty koka për kandidaturën, dhe tjetra, askush nuk do të thotë kush jeni ju nga Shkupi që të na e impononi atë”, tha Pendarovski.