Kandidati i përbashkët për president të shtetit, Stevo Pendarovski sot në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale kishte takime me qytetarët e Sopishtes dhe Studeniçanit.
Para qytetarëve Pendarovski i potencoi përfitimet nga, siç tha, zgjedhja e progresit në vend të izolimit, ndërtimin e miqësive në vend të fillimit të kontesteve me fqinjët.
“Ecëm përpara, treguam se përmes dialogut dhe miqësisë i hapim dyert drejtë së ardhmes më të mirë për të gjithë qytetarët. Zgjidhja e kontestit të disa dekadave me Greqinë fqinje nënkupton integrime në BE dhe NATO, zhvillim ekonomik, perspektiva evropiane, investime të reja, vende të reja të punës, jetë më të mirë për ne dhe brezat tanë”, tha Pendarovski.
Qëndroj, shtoi ai, pas një koncepti i cili ofron vazhdimin e rrugës së vërtetë e cila sjellë jetë më të mirë për të gjithë. Sipas tij, koha e stagnimit dhe izolimit ka përfunduar dhe vendi po ecë përpara.